Një grua nga Filipinet, e cila kishte lindur pa këmbë, donte të bënte ditën e dasmës së saj speciale.
Rosie Babor, në fillim kishte planifikuar që do shkonte drejt dhëndrit me karrocën e saj, por pastaj e ndjeu se duhej të ecte vetë drejt momentit më te veçantë të jetës së saj.

Ajo donte të ndihej si çdo femër tjetër gjatë ecjes në altar. E shtyu karrocën, ra në tokë dhe filloi të ecte duke u mbështetur në ije dhe duke e përdorur dorën e djathë për të lëvizur. Rosie kishte të veshur një fustan martese të bërë posaçërisht për të, që ia bënte lëvizjen më të lehtë.

Video e dasmës së saj u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa pas ceremonisë Rosie u shpreh me këto fjalë: “Unë doja që gjithçka të ishte perfekte në martesën time, kështu që e dija se duhej të ecja vetë në altar. Vështirësia që përjetova për të arritur atje e bëri ditën shumë më të veçantë”.

Rosie dhe dhëndri Mario ishin në lidhje për tre vjet përpara se të vendosnin të martoheshin. Ata më në fund ishin gati dhe bënë ceremoninë e dasmës me pak të ftuar shkaku i pandemisë. Megjithatë, familja dhe miqtë e saj të ngushtë ishin aty. Sakrifica e Rosie e bëri atë të ndihej “si çdo nuse tjetër”, kurse të afërmit dhe bashkëshortin e saj shumë krenarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here