Rikthehet në ring, boksieri shqiptar ndeshet me ish-kampionin nga Rusia

Pas një viti pushim, në ring do të rikthehet boksieri i mirënjohur shqiptar, Sefer Seferi.

Më 31 tetor, Seferi do të përballet me ish-kampionin rus, Murat Gassiev.

Rusi e kishte ndërmend të përballej me amerikanin Pablo Hernandez më parë, por kjo përballje nuk do të zhvillohet.

Image

Kështu, Seferi do të jetë kundërshtari i tij i radhës.

Ndryshe, Gassiev nuk ka boksuar që dy vite, andaj ai synon të rikthehet me fitore.