Muriqi debutoi në turpërimin e Lazios, por kjo është nota e tij!

Vedat Muriqi ka debutuar në humbjen e thellë të Lazios nga Sampdoria, 3:0, duke mos arritur të bëjë asgjë pas inkuadrimit në pjesën e dytë.

Prizrenasi zbriti në fushë në minutën e 59’ të takimit, por nuk mundi të lë gjurmë.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 32’, kur Fabio Quagliarella dërgoi topin në rrjetë.

Augello u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën e 41’, kurse rezultati final u vendos nga Damsgaard në minutën e 74’.

Kështu, Vedat Muriqi e nis me humbje aventurën e tij te skuadra romake.

Sampdoria ngritët në gjashtë pikë me këtë fitore, kurse Lazio mbetet në kuotën e katër pikëve.

Mediumi “SportPress24” e ka notuar paraqitjen e Muriqit me 6.5, përcjellë Gazeta Olle.

“Të gjithë pritën të luajë startues. Ai bëri një asistim shumë të mirë në minutën e 70 për Correan, i cili gjuajti jashtë. Luftoi shumë, por ishte tepër vonë”, thuhet mes tjerash për paraqitjen e Muriqit.

🔄🙌 Vedat Muriqi inkuadrohet në pjesën e dytë, për të bërë debutimin te S.S. Lazio! 🔵

Gepostet von Gazeta OLLE am Samstag, 17. Oktober 2020