Duket se që në momentin që Meghan Markle shpalli fejesën me Princin Harry, mes saj dhe Kate kishte gjithmonë një lloj “konkurrence” për sa i përket mënyrës si visheshin. Në fakt, këtu ka diçka të vërtetë. Sipas ekspertes dhe autores mbretërore të modës Elizabeth Holmes, Kate Middleton filloi t’i kushtonte shumë më shumë rëndësi stilit kur Meghan Markle u shfaq në skenë.

“Unë mendoj se Kate filloi ‘lojën e saj të modës’ në vjeshtën e vitit 2018, sigurisht pas dasmës mbretërore të Harry dhe Meghan,” -thotë Holmes ndërsa shfaqej në serialin e Us Weekly “Royally Us” për të promovuar librin e saj të ri “HRH So Many Thoughts on Royal Style”.

“Kate sapo kishte lindur Louis, ajo u largua me leje lindjeje për dy muaj dhe kur u kthye papritmas kishte pak më shumë stil në veshjet e saj.”

Megjithëse Holmes thotë se ky ndryshim mund të ketë qenë për shkak të një larmie gjërash, sigurisht që ishte koha interesante.

“Është e pamundur të thuash se çfarë e frymëzoi atë”, shpjegon ajo. “Mund të jetë thjesht një lloj kthimi pas lindjes së një fëmije ose ndoshta kishte filluar të punonte me disa këshilltarë të rinj të modës. Por mendoj se shfaqja e Meghan në skenë e bëri gjithçka më emocionuese për të dyja.”

Nuk është për t’u habitur që të dyja gratë e familjes mbretërore do të ndjenin natyrshëm presionin e modës. Mbi të gjitha, ato ndoqën gjurmët e vjehrrës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here