Jo të gjithë pastrojnë zhveshtoret, kjo skuadër e Ligës së Parë e la në këtë gjendje pas humbjes

Sot, u luajt takimi i javës së pestë të Grupit A në Ligën e Parë në mes Trepçës dhe Dukagjinit, raporton Gazeta Olle.

Gjatë këtyre javëve të fundit kemi parë shumë shembuj të kulturës së mirë sportive në futbollin kosovar.

Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur një shembull të mirë me Drenicën që ka pastruar zhveshtorën e tyre në Podujevë pas ndeshjes me Llapin.

Por ajo që ndodhi në Podujevë nuk ka ndodhur edhe në Mitrovicë.

Këtu, skuadra mysafire e Dukagjinit që humbi 3-2 nga Trepça e kanë lënë zhveshtoren në gjendje jo të mirë.

Më poshtë edhe foto. /GazetaOlle/