Inter – Milan: formacionet e mundshme, forma e skuadrave dhe kuotat e bastoreve

Inter dhe Milan luajnë sot derbin e parë “Dello Madonnina” të sezonit 2020/2021, shkruan Gazeta Olle.

Dy skuadrat të cilat po kalojnë formë të mirë në këtë fillim të sezonit do të futen në fushë me të vetmin synim, fitoren.

Trajneri i “Neurazzurëve”, Antonio Conte pritet të futet në këtë ndeshje me formacionin më të mirë të ekipit, si zakonisht me radhitjen (3-5-2).

Kurse, në anën tjetër Stefano Pioli i Milanit do të përballet me mungesën e kroatit Ante Rebic, por lajmi i mirë për të është se sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer pasi që ishte i infektuar me koronavirus. Pioli pritet të “zbarkojë” në fushë me formacionin (4-2-3-1).

Formacionet e mundshme: 

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Lautaro.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Saelemaekers; Ibrahimovic.

Kuotat e bastoreve: 

Fitorja e Inter kuotohet mesatarisht me 2.20, barazimi shpërblehet me kuotën 3.55 ndërsa suksesi eventual i AC Milan vlerësohet mesatarisht me kuotën 3.05.

Forma e skuadrave: 

Milani nuk di për humbje qysh nga data 8 Mars e këtij viti kur mposhtej nga Genoa. Qysh prej atëher “Rossonerët” kanë arritur 18 fitore dhe 5 barazime.

Interi në të njejtën peridhë ka arritur të grumbullojë 14 fitore, 7 barazime teksa është mposhtur vetëm dy herë.

Ndeshja fillon nga ora 18:00/Gazeta Olle/